Monday, December 26, 2011

Tiranë, katër të arrestuar për trafik ndërkombëtar droge


Katër persona të dyshuar për trafikim ndërkombëtar lëndësh narkotike janë vënë në pranga të hënën në Tiranë, në kuadër të një operacioni antidrogë në pesë vende ballkanike.
Sipas BalkanWeb, bëhet fjalë për një operacion të koordinuar mes policive të pesë vendeve: Kroacisë, Bosnjës, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Serbisë.
Të arrestuarit janë Leonard Dushi, Agim Hasaj, Leonard Sterkaj dhe Ervis Bici, të gjithë nga Shkodra. /Telegrafi/